Home > Uncategorized > Shala (IKD): Është shqetësuese qasja që Qeveria e ka në raport me mediat (VIDEO)

Shala (IKD): Është shqetësuese qasja që Qeveria e ka në raport me mediat (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Hulumtuesi i IKD-së, Gzim Shala, në “Edicionin Special” e ka quajtur të drejtë vendimin e Gjykatës Komerciale për Klan Kosovën.

Por, ai u shpreh se është shqetësuese qasja që Qeveria e ka në raport me mediat, përcjell Klankosova.tv.

“E shoh si një vendim të pritshëm, si një vendim të drejtë, të mirë dhe që realisht e ka sanuar një vendim që e kishim cilësuar si arbitrar, vendimin nga ana e Ministrisë”.

“Shqetësuese është qasja e Qeverisë që ka në raport me mediat, do të thotë vet kjo situatë e krijuar, pa marrë parasysh se sistemi ka funksionuar dhe e ka evituar këtë arbitraritet, prapë se prapë qasja e Qeverisë në raport me mediat dhe mënyra e veprimit, siç ka vepruar në rastin konkret ndaj Klan Kosovës, definitivisht është për t’u shqetësuar për këtë mendësi dhe për këtë mënyrë të veprimit të Qeverisë në raport me mediat”, u shpreh ai.

 

The post Shala (IKD): Është shqetësuese qasja që Qeveria e ka në raport me mediat (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights