Home > Lajme > Policia jep detaje për plagosjen në një lokal në Prishtinë

Policia jep detaje për plagosjen në një lokal në Prishtinë

///
Comments are Off

Një konflikt ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri dhe plagosje në një lokal në Prishtinë.

mgid.com, 474771, DIRECT, d4c29acad76ce94f

Indeksonline raporton se rasti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Luci”, teksa disa persona janë plagosur nga këto të shtëna.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka dhënë detaje mbi ngjarjen.

“Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .

Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm” thuhet në njoftimin e Policisë.

Verified by MonsterInsights