Home > Uncategorized > Moskë, shkon në 52 numri i të lënduarve nga shpërthimi në fabrikë

Moskë, shkon në 52 numri i të lënduarve nga shpërthimi në fabrikë

//
/
Comments are Off

Rreth 52 persona u plagosën mëngjesin e së mërkurës në një shpërthim në fabrikën e fishekzjarrëve në një park industrial jashtë Moskës, raportuan autoritetet.

Pesë nga të plagosurit pësuan djegie 100 për qind në trupat e tyre në shpërthimin në uzinën Optiko-Mekanike në Zagorsk, i cili ishte aq i fuqishëm sa dëmtoi shtëpi dhe ndërtesa në dy blloqe, 20 apartamente, dy shkolla dhe një kompleks sportiv.

Incidenti u cilësua si “dështim teknologjik”, shkruan upi.com, transmeton klankosova.tv.

Hetuesit kanë ngritur kallëzime penale për shkelje të rregulloreve të sigurisë industriale.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë fajësoi Ukrainën për shënjestrimin e objekteve në Moskë me mjete ajrore pa pilot.

Gjatë luftës 18-mujore, Moska ka mbetur kryesisht e paprekur, por që javët e fundit është kthyer në objektiv të Ukrainës.

The post Moskë, shkon në 52 numri i të lënduarve nga shpërthimi në fabrikë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights