Home > Uncategorized > Tragjedia e Runikut: “I maskuar qëlloi në kë mundi” (VIDEO)

Tragjedia e Runikut: “I maskuar qëlloi në kë mundi” (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Nga plumbat që u shkrepën në një lokal nate në Runik të Skënderajt, u vra një person e të paktën tre të tjerë u plagosën.

I vrari, 39-vjeçari me inicialet N.L. është djali i pronarit, derisa Klan Kosova merr vesh se ndër të plagosurit është edhe një nga valltaret e këtij lokali, e cila nuk pranoi të mjekohet.

Sipas klientëve që qenë aty në kohën kur u krye krimi, ai që shtiu drejt tyre nuk qe i vetëm, njofton Klan Kosova.

Njësoj si dëshmitarët, as organet e rendit ende nuk arritën t’i identifikojnë të dyshuarit.

Ndërkohë, njëri nga të plagosurit që u dërgua për trajtim në QKUK është në gjendje të rëndë.

 

The post Tragjedia e Runikut: “I maskuar qëlloi në kë mundi” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights