Home > Uncategorized > Samsung Galaxy Z Flip5 dhe Galaxy Fold 5 fillojnë të shiten në Kinë

Samsung Galaxy Z Flip5 dhe Galaxy Fold 5 fillojnë të shiten në Kinë

//
/
Comments are Off

Në korrik, Samsung lëshoi zyrtarisht një grup të ri telefonash të palosshëm, duke përfshirë Galaxy Z Flip 5 dhe Galaxy Fold 5. Tani, kompania ka njoftuar zyrtarisht se këta telefona celularë do të fillojnë shitjet në Kinë sot. Çmimi fillestar i Samsung Galaxy Z Flip 5 dhe Fold 5 është përkatësisht 950euro dhe 1,647 euro/

Sipas njoftimit zyrtar, Galaxy Z Flip 5 do të ketë dy modele. Të dy modelet do të përdorin 8 GB RAM, ndërsa njëri ka 256 GB memorie, tjetri 512 GB, transmeton KlanKosova.tv.

Samsung zbulon edhe detajet e shitjes së Galaxy Fold 5. Edhe kjo pajisje ka dy modele dhe ashtu si Flip 5, ndryshimi është në opsionin e ruajtjes. Të dy modelet përdorin 12 GB RAM, por ruajtja varion midis 512 GB dhe 1 TB.

The post Samsung Galaxy Z Flip5 dhe Galaxy Fold 5 fillojnë të shiten në Kinë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights