Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare, transmeton Klankosova.tv.
The post Moti sot me diell dhe vranësira, maksimalja 27 gradë celsius appeared first on Klan Kosova.