Home > Sport > Vlerësim i madh nga FIFA për FFK-në: Wenger dërgon letër falënderimi

Vlerësim i madh nga FIFA për FFK-në: Wenger dërgon letër falënderimi

///
Comments are Off

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka pranuar një letër falënderimi dhe vlerësimi nga Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA, Arsène Wenger.Në letrën e tij, Wenger ka vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e FFK-së në themelimin e “FIFA Talent Academy Kosova”, duke e cilësuar këtë nismë si një hap të rëndësishëm për zhvillimin dhe kultivimin e talenteve të futbollit në Kosovë.Wenger ka shprehur mirënjohjen e FIFA-s për punën e bërë nga FFK-ja në prag të themelimit të akademisë, duke veçuar profesionalizmin, bashkëpunimin dhe organizimin e eventit të mbajtur në Prishtinë.“Përkushtimi juaj i palëkundur ka qenë thelbësor në avancimin e kësaj nisme. Eventi historik i mbajtur në Prishtinë është dëshmi e profesionalizmit tuaj, përsosmërisë organizative dhe pasionit për zhvillimin e futbollit”, thuhet në letrën e Wengerit.Ai ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen dhe burimet e ofruara nga FFK-ja gjatë gjithë procesit, duke nisur nga harmonizimi me standardet e FIFA-s e deri te prezantimi i vizionit të federatës gjatë ceremonisë.Sipas Wengerit, këto përpjekje e nxjerrin në pah rolin e rëndësishëm të Kosovës në zhvillimin dhe kultivimin e talenteve të futbollit, ndërsa akademia mund të shërbejë edhe si shembull për vendet e tjera.“Me kënaqësi presim që ta forcojmë edhe më tej partneritetin tonë, ndërsa ecim përpara në këtë kapitull të ri dhe emocionues. Së bashku, mund të vazhdojmë të ndërtojmë një trashëgimi të qëndrueshme për futbollin në Kosovë dhe më gjerë”, ka shkruar Wenger.Në fund të letrës, Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA ka falënderuar FFK-në për kontributin në krijimin e mundësive për talentet e reja në Kosovë.“Edhe një herë, ju falënderojmë për përkushtimin dhe kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për t’i dhënë çdo talenti në Kosovë një mundësi”, përfundon letra e Arsène Wengerit.Letra e plotë ⬇️FIFA Talent Academy Kosova: Faleminderit për përpjekjet dhe bashkëpunimin tuaj të jashtëzakonshëmI nderuar President,Në emër të FIFA-s, dëshiroj t’ju shpreh falënderimet tona të përzemërta juve dhe të gjithëve në federatën tuaj për përkushtimin shembullor dhe bashkëpunimin e treguar në prag të themelimit të FIFA Talent Academy Kosova.Përkushtimi juaj i palëkundur ka qenë thelbësor në avancimin e kësaj nisme. Eventi historik i mbajtur në Prishtinë është dëshmi e profesionalizmit tuaj, përsosmërisë organizative dhe pasionit për zhvillimin e futbollit. Ajo nuk ishte vetëm një festë e kësaj arritjeje të jashtëzakonshme, por edhe një moment frymëzues për të gjithë akterët e përfshirë.

Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë mbështetjen dhe burimet që keni ofruar gjatë gjithë këtij procesi, nga harmonizimi me standardet e FIFA-s e deri te prezantimi i vizionit tuaj gjatë eventit. Përpjekje të tilla e vënë në pah rolin kyç të Kosovës në zhvillimin dhe kultivimin e talenteve të futbollit, si dhe në vendosjen e një standardi për vendet e tjera.Me kënaqësi presim që ta forcojmë edhe më tej partneritetin tonë, ndërsa ecim përpara në këtë kapitull të ri dhe emocionues. Së bashku, mund të vazhdojmë të ndërtojmë një trashëgimi të qëndrueshme për futbollin në Kosovë dhe më gjerë.Edhe një herë, ju falënderojmë për përkushtimin dhe kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për t’i dhënë çdo talenti në Kosovë një mundësi.Me respekt,Arsène WengerShef i Zhvillimit Global të Futbollit

Verified by MonsterInsights