Home > Uncategorized > Eutanazohet gruaja belge që vrau pesë fëmijët e saj në vitin 2007

Eutanazohet gruaja belge që vrau pesë fëmijët e saj në vitin 2007

//
/
Comments are Off

Një grua belge, e cila vrau pesë fëmijët e saj është eutanazuar me kërkesë të saj, 16 vjet pas vrasjeve.

Genevieve Lhermitte vrau katër vajzat dhe një djalë nga mosha tre deri 14 vjeçare në qytetin Nivelles me 28 shkurt të vitit 2007, në kohën  kur babai i tyre nuk ishte në shtëpi, shkruan BBC.

Ajo provoi t’ia merrte jetën vetes por dështoi dhe përfundoi duke thirrur shërbimet emergjente.

Në vitin 2008 ajo u dënua me burg të përjetshëm, para se të vendosej në spital psikiatrik në vitin 2019.

Në Belgjikë ligji lejon njerëzit, të cilët vendosin të eutanazohen nesë vuajnë nga sëmundje ‘të papërballueshme psiqike, fizike të pashërueshme.

Personi duhet të jetë i vetëdijshëm për vendimit e tij dhe të jetë në gjendje të shprehë dëshirën në mënyrë të arsyeshme dhe konsistente.

Psikologia Emilie Maroit tha për kanalin RTL-TVI se Lhermitte zgjodhi të vdes më 28 shkurt në një “gjest simbolik në respekt për fëmijët e saj”.

“Mund të ketë qenë edhe që ajo të përfundojë atë që filloi, sepse në thelb ajo donte t’i jepte fund jetës së saj kur i vrau”, tha psikologia.

Vrasja e pesëfishtë në vitin 2007 dhe gjyqi pasues tronditi Belgjikën.

Gjatë gjyqit, avokatët e Lhermitte argumentuan se ajo ishte e shqetësuar mendërisht dhe nuk duhej të dërgohej në burg. Por juria e shpalli atë fajtore për vrasje me paramendim dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Në vitin 2010, Lhermitte ngriti një padi civile duke kërkuar deri në tre milionë euro nga një ish-psikiatër, duke pretenduar se “mosveprimi” i tij nuk arriti të parandalonte vrasjet, por ajo përfundoi duke braktisur betejën ligjore pas 10 vjetësh.

Në vitin 2022, rreth 2,966 njerëz vdiqën përmes eutanazisë në Belgjikë, një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2021.

Kanceri mbetet arsyeja më e zakonshme, por zyrtarët thanë se në pothuajse tre nga katër kërkesa pacienti paraqiti “disa lloje vuajtjesh, si fizike ashtu edhe psikologjike”.

Që nga viti 2014, Belgjika ka lejuar që fëmijët të ndihmohen të vdesin ashtu si të rriturit, nëse janë të sëmurë përfundimisht dhe me dhimbje të mëdha dhe nëse kanë pëlqimin e prindërve.

The post Eutanazohet gruaja belge që vrau pesë fëmijët e saj në vitin 2007 appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights