PSV Eindhoven dhe Arsenali do të ballafaqohen sot, në kuadër të xhiros së fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.
Ndeshja do të zhvillohet në “Philips Stadion”, duke filluar nga ora 18:45.
Topçinjtë renditen në vendin e parë në grupin B me 12 pikë të grumbulluara dhe e kanë siguruar kualifikimin në fazën e nokautit.
Ndërkohë PSV pozicionohet në pozitën e dytë me tetë pikë dhe me një barazim siguron kualifikimin në fazën tjetër.
Dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
The post PSV-Arsenal, formacionet zyrtare appeared first on Klan Kosova.


