Autoritetet në Austri kanë nxitur një paralajmërim serioz për sigurinë ushqimore pasi në një kavanoz ushqimi për foshnje të markës HiPP është gjetur helm për minj, duke sjellë shqetësime të mëdha për prindërit dhe konsumatorët. Policia në Burgenland konfirmoi se mostra e marrë nga një klient rezultoi pozitive për substancë toksike, dhe kjo ka çuar në një tërheqje urgjente të produkteve nga raftet e marketeve në vend.
Prodhuesi HiPP dhe rrjeti i dyqaneve SPAR Austria kanë tërhequr nga shitja të gjitha kavanozat e ushqimit me perime “karrota dhe patate” me peshë 190 gramë, pasi nuk mund të përjashtohet mundësia që ato të jenë manipulua gjatë shpërndarjes. Konsumimi i përmbajtjes konsiderohet potencialisht kërcënues për jetën e foshnjave, për këtë arsye konsumatorëve u kërkohet t’i kthejnë produktet në dyqan për rimbursim.
Autoritetet në Austri dhe vende të tjera si Republika Çeke dhe Sllovakia po vazhdojnë hetimet për të parë nëse ka më shumë kavanoza të prekura dhe nëse ka pasur ndërhyrje të jashtme kriminale në zinxhirin e shpërndarjes së ushqimit. Policija po kërkon edhe ndihmën e publikut për informacione të mundshme rreth rastit.






