Home > Uncategorized > E la Maqedoninë, që ta përfaqësojë Kosovën/ Shaqir Bislimi me paraqitje të mirë në Kampionatin Evropian të mundjes

E la Maqedoninë, që ta përfaqësojë Kosovën/ Shaqir Bislimi me paraqitje të mirë në Kampionatin Evropian të mundjes

///
Comments are Off

Mundësi Shaqir Bislimi ka debutuar me paraqitje të mirë për Kosovën në Kampionatin Evropian të mundjes, që po zhvillohet në Tiranë.

Bislimi shënoi fitore në raundin e parë, duke mundur Albin Peposhin nga Shqipëria, ndërsa në çerekfinale u ndal nga zvicerani Samuel Scherrer, transmeton Klankosova.tv.

21-vjeçari me prejardhje nga Shkupi kishte garuar më parë për Maqedoninë e Veriut, por tani ka marrë nënshtetësinë e Kosovës dhe do ta përfaqësojë  Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare.

Debutimi i tij i suksesshëm tregon potencialin e madh të Bislimit në sportin e mundjes dhe shpresën për performanca të mëtejshme të spikatura në skenën evropiane.

Verified by MonsterInsights