Sofra Pejane është rikthyer pas 19 vitesh, duke bashkuar kulturën e shqiptarëve me muzikë tradicionale, valle dhe performanca.
Gazetarja e Klan Kosovës, Diellza Berisha nga Ulqini dha detaje nga festa, e cila këtë herë nisi në Rozhajë dhe tani vazhdon në Ulqin, ku po zhvillohet një program këngësh qytetare me Ramadan Krasniqi.
Fitim Behluli, një nga performuesit, shprehu dëshirën që ky organizim të bëhet i përvitshëm.
Evenimenti është organizuar nga Qendra për Mbrojtjen e Kulturës dhe Pakicave në Ulqin.