Home > Uncategorized > Haxhiu: Opinioni i GJND-së mbetet gurthemeli i legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës

Haxhiu: Opinioni i GJND-së mbetet gurthemeli i legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës

///
Comments are Off

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se opinioni këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) mbetet gurthemeli i legjitimitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Sipas saj, vendimi i GJND-së i vitit 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe vazhdon të jetë një referencë e rëndësishme në mbrojtje të shtetësisë së vendit.

Haxhiu theksoi se ky opinion ka forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe ka shërbyer si bazë për njohjet e shumta nga shtete të ndryshme.

Ajo shtoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbështeten në të drejtën ndërkombëtare dhe në partneritetin me aleatët për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Verified by MonsterInsights