Një shtetas i huaj është sulmuar me thikë në Prishtinë, ndërsa rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 22 korrik, kur viktima ka raportuar se, derisa po udhëtonte me automjetin e tij, është sulmuar nga dy persona të panjohur.
Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në duar dhe ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa hetimet për identifikimin e të dyshuarve janë në vazhdim.



