Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se ndërprerjet e energjisë elektrike po u shkaktojnë dëme të konsiderueshme bizneseve në vend.
Ai ka kërkuar që kompanitë të njoftohen të paktën 24 orë më herët për ndërprerjet e planifikuara, në mënyrë që të kenë mundësi të organizojnë punën dhe të shmangin humbjet.
Sipas Rafunës, mungesa e paralajmërimeve po ndikon negativisht në prodhim, shërbime dhe funksionimin e shumë bizneseve.
Ai u bëri thirrje institucioneve dhe operatorëve përgjegjës që të përmirësojnë komunikimin me sektorin privat për të minimizuar pasojat ekonomike.



