Një aksident trafiku ka ndodhur sot pranë xhamisë në fshatin Zabel të Drenasit.
Deri më tani nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar, ndërsa rrethanat e përplasjes ende nuk janë bërë të ditura.
Policia e Kosovës pritet të japë informacione zyrtare lidhur me rastin, ndërsa autoritetet po merren me sqarimin e ngjarjes.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.



