Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Arifi, ka deklaruar se partia e tij mund të mbështesë edhe kandidaturën e Glauk Konjufcës për president, nëse sigurohen garanci për kërkesat e AAK-së.
Arifi ka thënë se përkrahja e tyre do të varej nga një marrëveshje dhe përmbushja e kushteve të parashtruara nga partia.
Çështja e zgjedhjes së presidentit të Kosovës vazhdon të jetë pjesë e diskutimeve politike, ndërsa partitë po shqyrtojnë mundësitë për arritjen e një dakordimi.
Negociatat mes subjekteve politike pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.


