Home > Uncategorized > Juventus rikthen vëmendjen te Richarlison, braziliani bëhet alternativë për sulmin

Juventus rikthen vëmendjen te Richarlison, braziliani bëhet alternativë për sulmin

///
Comments are Off

Juventus po shqyrton një tjetër emër për repartin ofensiv.

Sipas La Gazzetta dello Sport, bardhezinjtë kanë rikthyer në radar sulmuesin brazilian Richarlison, i cili mund të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere.

Edhe pse Randal Kolo Muani mbetet objektivi kryesor, drejtuesit e Juventusit e konsiderojnë Richarlisonin një mundësi të favorshme në merkato, transmeton Klankosova.tv.

Kontrata e brazilianit me klubin anglez skadon pas një viti, ndërsa trajneri Roberto De Zerbi nuk e sheh si të paprekshëm.

Në Torino besojnë se Richarlison mund të rigjejë formën e tij më të mirë dhe të jetë përforcimi i duhur për sezonin e ri.

Verified by MonsterInsights