Janë publikuar pamjet e momentit kur Rozalinda Plaku u lirua nga policia, pasi u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj në Roskovec.
Ngjarja ndodhi pas një operacioni të forcave speciale RENEA, të cilat zhvilluan negociata me të dyshuarin për lirimin e saj. Gruaja u lirua pa lëndime, ndërsa operacioni vijoi për disa orë.
Rasti ka tronditur opinionin publik, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.


