Home > Uncategorized > Yll Limani i emocionuar pas koncertit, s’gjen fjalë për t’i falënderuar fansat pas dy netëve elektrizuese

Yll Limani i emocionuar pas koncertit, s’gjen fjalë për t’i falënderuar fansat pas dy netëve elektrizuese

///
Comments are Off

Këngëtari i njohur Yll Limani ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa momente emocionuese nga dy netët e koncertit të mbajtur në Prishtinë.

Përmes një postimi, artisti ka shprehur mirënjohjen për publikun që e mbështeti dhe krijoi një atmosferë të veçantë gjatë mbrëmjeve muzikore.

“Prishtinë, sa t’i gjej fjalët me ju falënderu, shijojeni këtë atmosferë fantastike”, ka shkruar Yll Limani krahas pamjeve të publikuara.

Koncerti u shoqërua me një pjesëmarrje të madhe të fansave, të cilët kënduan së bashku me artistin hitet e tij më të njohura, duke krijuar një atmosferë elektrizuese nga fillimi deri në fund.

Gjatë dy netëve të koncertit pati të ftuar edhe shumë këngëtarë të tjerë, të cilët performuan krah Yllit./Klankosova.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Verified by MonsterInsights