Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë që Kuvendi i sotëm i LDK-së është për fuqizimin e LDK-së, dhe se nuk do të ketë tensione.
Ndërkaq, kur u pyet për votën e tij, ai tha se ajo mbetet e fshehtë.
“Unë e kam nënshkrujtë, por vota mbetet e fshehtë dhe duhet me e rujtë integritetin e votës”, ka thënë Zemaj para Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, përcjell Klankosova.tv.
“Këto ngjarje nuk mund t’i shihni në partitë e tjera, e besa as në partitë e vendeve të rajonit”.
“Prandaj, kjo është për fuqizimin e LDK-së dhe asgjë tjetër”.
“Për këtë arsye jemi parti demokratike dhe për këtë arsye kërkojmë suksese edhe më të mëdha”.





