Home > Uncategorized > Reali ndalet nga Fiorentina, spektakël me katër gola në miqësore

Reali ndalet nga Fiorentina, spektakël me katër gola në miqësore

///
Comments are Off

Real Madridi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Fiorentinës në një tjetër ndeshje miqësore të fazës përgatitore.

“Los Blancos” kaluan në avantazh falë golave të Endrick dhe Ciri, por skuadra italiane reagoi duke barazuar rezultatin me realizimet e Roberto Piccoli dhe Moise Kean.

Të dyja ekipet shfaqën ritëm të mirë dhe krijuan raste të shumta, ndërsa sfida përfundoi me një barazim që u shërben trajnerëve për të nxjerrë përfundime para nisjes së sezonit të ri./ Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights