Festivali “Sunny Hill” po zhvillon sonte natën e fundit të edicionit të radhës, me një program të veçantë ku pritet të performojë një nga DJ-të më të njohur në botë, Martin Garrix.

Nga vendi i ngjarjes, gazetari i Klan Kosovës, Miftar Zejnullahu, raportoi se atmosfera në kryeqytet është e jashtëzakonshme dhe se shumë të pranishëm kanë mbërritur më herët për të qenë pjesë e natës finale.

 “Jemi në natën e tretë dhe të fundit të festivalit. Shpresojmë që atmosfera të jetë edhe më e madhe, sidomos për faktin se shumë njerëz kanë ardhur më herët sonte”, tha Zejnullahu.

Në dy netët paraprake të festivalit performuan edhe artistë vendorë si, Lumi B, Ledri Vula, MC Kresha dhe Lyrical Son, të cilët krijuan momente të veçanta për publikun.