Al-Hilal po shqyrton mundësinë e largimit të Karim Benzemas gjatë sezonit aktual, nëse klubi arrin të transferojë një tjetër sulmues të profilit të lartë.
Sipas gazetarit saudit Ahmed Al-Ajlan, drejtuesit e klubit mund të negociojnë një marrëveshje financiare me francezin për ndërprerjen e bashkëpunimit, transmeton Klankosova.tv.
Raportimi vjen një ditë pas fitores 4-2 ndaj Al-Faisalyt, ku Benzema shfaqi pakënaqësi pas zëvendësimit në minutën e 70-të.
مصادرنا .. #الهلال يدرس فكرة اتخاذ قرار بإجراء (مخالصة مالية) مع كريم بنزيما، وذلك في حال التوصل لاتفاق مع مهاجم هداف . pic.twitter.com/X6dseGFnLn
— أحمد العجلان (@ahmad2man) August 15, 2026
Trajneri Simone Inzaghi e mbrojti sulmuesin, duke thënë se është normale që një golashënues të dëshirojë të qëndrojë sa më gjatë në fushë.
Benzema iu bashkua Al-Hilalit dimrin e kaluar si lojtar i lirë, pas ndërprerjes së kontratës me Al-Ittihad.
Në 14 paraqitje me klubin, 37-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar pesë asistime.





