Franck Kessie është gjithnjë e më pranë një rikthimi në Serie A.

Sipas Tuttosport, mesfushori ka arritur marrëveshje personale me Juventusin për një kontratë trevjeçare.

Kessie pritet të përfitojë rreth 4.5 milionë euro në sezon, ndërsa marrëveshja përfshin edhe një bonus të rëndësishëm nënshkrimi. Juventus e sheh 29-vjeçarin si një përforcim me shumë vlerë për mesfushën dhe ka gjetur tashmë gjuhën e përbashkët me përfaqësuesit e tij.

Megjithatë, operacioni nuk është ende i përfunduar. Bardhezinjtë duhet të marrin edhe dritën jeshile nga Al Ahli, klubi që zotëron kartonin e Kessie.

Juventus shpreson që kjo të jetë pengesa e fundit për të rikthyer mesfushorin në Itali.