Spektakli i madh televiziv “Big Brother VIP Kosova 5” po afrohet, ndërsa fjalët për personazhet që mund të bëhen pjesë e kastit kanë nisur të qarkullojnë.
Në emisionin “Ora 7”, gazetari Agon Rexhepi ka bërë të ditur se një prej emrave për të cilët po flitet shumë është këngëtarja Vjollca Haxhiu.
“Po flitet jashtëzakonisht shumë si një ndër personazhet e Big Brother”, tha Rexhepi.
Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim zyrtar se Haxhiu do të jetë pjesë e edicionit të pestë.
Kush janë emrat e tjerë që po përfliten dhe çfarë po paralajmërohet për BBVK5?
Ndiqni detajet e plota në videon më poshtë:





