Analisti politik, Krenar Shala, ka komentuar situatën politike në vend dhe përplasjet mes partive lidhur me krizën institucionale.
Shala ka deklaruar se Lëvizjes Vetëvendosje nuk i leverdis mbajtja e zgjedhjeve të reja në këtë moment, ndërsa sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës po përpiqet të ndërtojë një identitet politik të ndryshëm nga PDK-ja dhe AAK-ja.
Ai ka vlerësuar se zhvillimet e fundit politike kanë krijuar një situatë ku partitë po përpiqen të pozicionohen para qytetarëve, duke analizuar edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.
Sipas Shalës, LDK-ja po synon të distancohet nga opozita tradicionale dhe të krijojë një profil të veçantë politik, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja po mbajnë qëndrime më të përafërta në raport me situatën aktuale.
Deklaratat e tij vijnë në kohën kur Kuvendi vazhdon të përballet me bllokadë dhe partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje për zhbllokimin e procesit të konstituimit.






