Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka folur për mënyrën se si, sipas tij, vepron Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA) në Kosovë dhe për rrezikun që paraqet veprimtaria e saj.
Elezi ka vlerësuar se synimi i BIA-s është të ndikojë në situatën e sigurisë në Kosovë dhe të krijojë pasiguri. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur autoritetet kosovare kanë arrestuar persona të dyshuar për spiunazh në favor të shërbimeve serbe.
Sipas Elezit, aktivitetet e tilla nuk duhet të shihen vetëm si raste individuale, por si pjesë e një rreziku më të gjerë për sigurinë e vendit.
Ai ka ngritur më herët shqetësime edhe për mënyrën se si institucionet e Kosovës po përballen me rastet e dyshuara të spiunazhit dhe ka kritikuar dënimet që janë shqiptuar për vepra të tilla.
Rastet e fundit të dyshuara për bashkëpunim me BIA-n kanë rikthyer në vëmendje diskutimin për aktivitetet e shërbimeve të huaja të inteligjencës në Kosovë.







