Home > Uncategorized > Anes Gashi huazohet te Rahoveci, Burim Zekiqi emërohet kapiten i Trepçës

Anes Gashi huazohet te Rahoveci, Burim Zekiqi emërohet kapiten i Trepçës

///
Comments are Off

KB Trepça ka njoftuar se Anes Gashi do ta vazhdojë sezonin në formë huazimi te KB Rahoveci.

Gashi mbetet lojtar i Trepçës, ndërsa huazimi te Rahoveci pritet t’i mundësojë më shumë minuta dhe përvojë në parket, transmeton Klankosova.tv.

Në të njëjtën kohë, Trepça ka bërë të ditur se Burim Zekiqi do ta mbajë shiritin e kapitenit të skuadrës.

Klubi mitrovicas i ka uruar Gashit suksese në periudhën e re, ndërsa Zekiqit i ka dëshiruar suksese në rolin e kapitenit.

Verified by MonsterInsights