Home > Uncategorized > 25-vjeçari arrestohet pasi i shkroi ChatGPT-së planin për vrasjen e ish-të dashurës

25-vjeçari arrestohet pasi i shkroi ChatGPT-së planin për vrasjen e ish-të dashurës

///
Comments are Off

Një 25-vjeçar në SHBA, Darren Shida Zhou, është arrestuar pasi dyshohet se kishte përshkruar në bisedat me ChatGPT një plan për ta rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë ish-të dashurën e tij 21-vjeçare.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Zhou kishte shkruar se do ta vriste ish-partneren nëse ajo nuk pranonte të rikthehej me të. Sistemet e sigurisë së OpenAI e identifikuan përmbajtjen si kërcënuese dhe informacioni iu raportua autoriteteve amerikane, përfshirë FBI-në.

Pas arrestimit, ai pranoi fajësinë dhe u dënua me tetë vjet liri të mbikëqyrur. Gjykata i ndaloi kontaktin me ish-të dashurën dhe posedimin e armëve, ndërsa për dy vjet do të jetë nën monitorim elektronik.

Verified by MonsterInsights