Home > Uncategorized > OVL-UÇK mbështet protestën e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së

OVL-UÇK mbështet protestën e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së

///
Comments are Off

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se organizata do ta mbështesë Marshin për Liri, të thirrur nga platforma “Liria ka Emër”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Gucati u ka bërë thirrje qytetarëve, veteranëve dhe strukturave të dala nga lufta që t’i bashkohen protestës, e cila zhvillohet pak ditë para seancës përmbyllëse të procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Marshi do të mbahet me moton “Kosova po pret”, ndërsa më 16 shtator pritet seanca përmbyllëse për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Verified by MonsterInsights