Home > Uncategorized > Përfaqësuesi i Moskës në OSBE kërkon kthimin e Kosovës nën administrimin e Beogradit

Përfaqësuesi i Moskës në OSBE kërkon kthimin e Kosovës nën administrimin e Beogradit

///
Comments are Off

Përfaqësuesi i Rusisë në OSBE, Aleksandër Volgarev, ka kërkuar që Kosova dhe Metohija t’i kthehen “sa më shpejt” nën administrimin e Beogradit, duke iu referuar Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Deklarata u bë në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.

Sipas Insajderit, Volgarev ka përsëritur pretendime të Serbisë për “spastrimin etnik” të serbëve në Kosovë dhe ka kritikuar hetimet për krime lufte dhe misionet ndërkombëtare në Kosovë.

Ndërkohë, zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka përmendur Kosovën në një deklaratë për atë që e cilësoi si “plane agresive” të kundërshtarëve të Rusisë.

Verified by MonsterInsights