Sot i jepet lamtumira e fundit Florim Ramajt, 49-vjeçarit nga fshati Senik i Malishevës, i cili humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në lagjen Veternik të Prishtinës.
Ramaj dyshohet se ra nga lartësia derisa ishte duke punuar në një vendpunishte. Si pasojë e plagëve të marra, ai nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Sipas Prokurorisë, lidhur me rastin një person është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit po vazhdojnë.
Varrimi i Florim Ramajt do të bëhet sot, më 25 gusht, nga ora 18:00, në varrezat e fshatit Senik.







