Home > Uncategorized > Aksident në Gjilan, lëndohet drejtuesi i motoçikletës pas përplasjes me një automjet

Aksident në Gjilan, lëndohet drejtuesi i motoçikletës pas përplasjes me një automjet

///
Comments are Off

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Gjilan, ku janë përfshirë një automjet me targa civile dhe një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 12:10.

Policia po merret me rastin dhe po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Verified by MonsterInsights