Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet R.H. dhe Q.H., nën dyshimin se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.
Sipas aktakuzës, nga 22 tetori 2025 deri më 9 janar 2026, në rrugën “Rifat Dedia”, në lagjen Kolloni të Mitrovicës, të dyshuarit dyshohet se u kanë shitur personave të ndryshëm kokainë, në sasi prej 0.22 deri në 0.50 gramë.
Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar 1.7 gramë substancë narkotike, një mulli për bluarje, dy telefona mobilë dhe 1,700 euro para të gatshme.
Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.







