Home > Uncategorized > “Mjeshtri i arratisjeve” kapet në Spanjë, dyshohet se dy policë u plagosën gjatë arrestimi

“Mjeshtri i arratisjeve” kapet në Spanjë, dyshohet se dy policë u plagosën gjatë arrestimi

///
Comments are Off

Policia spanjolle ka arrestuar në Tarragona një të arratisur të kërkuar nga autoritetet italiane përmes një urdhërarresti evropian. Ai dyshohet se ishte arratisur disa herë nga burgjet në Itali dhe Belgjikë.

Gjatë arrestimit, i dyshuari ka rezistuar, ndërsa persona që ndodheshin me të dyshohet se u përleshën me policinë. Në incident, njëri prej tyre dyshohet se ka plagosur dy zyrtarë policorë.

Në momentin e kapjes, ai kishte dokumente të falsifikuara identiteti dhe dy kartëmonedha prej 500 eurosh, të dyshuara si të falsifikuara. Gjykata ka urdhëruar paraburgimin e tij pa mundësi lirimi me kusht, deri në përfundimin e procedurës së ekstradimit në Itali.

Verified by MonsterInsights