Home > Uncategorized > PDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Deharit për shpërdorim të detyrës

PDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Deharit për shpërdorim të detyrës

///
Comments are Off

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj deputetit të LVV-së, Avni Deharit, i cili po drejton përkohësisht seancën konstituive të Kuvendit.

PDK-ja e akuzon Deharin për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, duke pretenduar se ai nuk e ka vazhduar seancën konstituive brenda afatit prej 48 orësh, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga opozita. Në kallëzim përmenden kërkesat e datave 13, 17, 19 dhe 23 gusht.

Sipas PDK-së, mosvazhdimi i seancës ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit dhe ushtrimin e kontrollit parlamentar ndaj Qeverisë në detyrë. Përgjegjësia eventuale penale pritet të vlerësohet nga organet e drejtësisë.

Verified by MonsterInsights