Home > Uncategorized > Rama, Lladrovci e Ahmeti: Përgjegjësia për pastrimin t’u rikthehet komunave

Rama, Lladrovci e Ahmeti: Përgjegjësia për pastrimin t’u rikthehet komunave

///
Comments are Off

Kryetarët e Prishtinës, Drenasit dhe Lipjanit, Përparim Rama, Ramiz Lladrovci dhe Imri Ahmeti, janë pajtuar që përgjegjësia për pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave të rikthehet te komunat. 

Në takim është diskutuar edhe e ardhmja e ndërmarrjes rajonale “Pastrimi”, ndërsa është propozuar që asetet, punëtorët dhe obligimet e saj të ndahen në mënyrë proporcionale mes komunave.

Rama ka thënë se secila komunë duhet të ketë ekipin e saj dhe të mbajë përgjegjësi të plotë për pastrimin e territorit të vet. Sipas tij, Prishtina ka 77.6% të aksioneve në ndërmarrje, por vetëm një përfaqësues në bord, gjë që e vështirëson menaxhimin.

Ndërkaq, Lladrovci ka deklaruar se edhe komunat që nuk morën pjesë në takim duhet të ulen dhe të dakordohen për ndarjen e aseteve, punëtorëve dhe borxheve të ndërmarrjes.

Verified by MonsterInsights