Home > Uncategorized > Kurti për takimin e radhës me Abdixhikun: Shpresojmë për marrëveshje për presidentin

Kurti për takimin e radhës me Abdixhikun: Shpresojmë për marrëveshje për presidentin

///
Comments are Off

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi i radhës me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të zhvillohet sapo palët të dakordohen për datën e tij.

Kurti ka shprehur shpresën se diskutimet do të çojnë në një marrëveshje për një emër konsensual për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

“Do të ju njoftojmë me kohë porsa të merremi vesh për takimin e radhës dhe shpresojmë edhe për marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Në takimin e fundit mes Kurtit dhe Abdixhikut, palët kanë konfirmuar se për herë të parë kanë diskutuar për emra konkretë për presidentin, por kanë vendosur që emrat e përmendur të mos bëhen publikë. Të dy liderët kanë bërë të ditur se bisedimet do të vazhdojnë.

Verified by MonsterInsights