Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se do të bëhet e ditur me kohë data e takimit të radhës me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Kurti tha se takimi i ardhshëm do të caktohet pasi palët të dakordohen për të, ndërsa shprehu shpresën se diskutimet do të çojnë edhe në një marrëveshje.
“Do të ju njoftojmë me kohë porsa të merremi vesh për takimin e radhës dhe shpresojmë edhe për marrëveshje”, deklaroi Kurti.
Takimet mes Kurtit dhe Abdixhikut janë zhvilluar për të gjetur një emër konsensual për presidentin e ardhshëm. Në takimin e fundit, më 26 gusht, palët diskutuan për herë të parë edhe emra konkretë, ndërsa të dy liderët konfirmuan se negociatat do të vazhdojnë.







