Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Prizren ka reaguar me dhimbje pas vdekjes së 14-vjeçarit Omer Purova, i cili humbi jetën në ngjarjen tragjike të 27 gushtit në Prizren.
Përmes një reagimi, shkolla ka shprehur ngushëllime për familjen Purova, ndërsa 14-vjeçarin e ka kujtuar me dhimbje si nxënësin e saj. Shkolla ka theksuar se “ëndrrat e tij mbetën në gjysmë”, duke shprehur solidaritet me familjen dhe bashkëmoshatarët e tij.
Omer Purova humbi jetën pasi u ther me thikë mbrëmjen e 27 gushtit. Policia ka arrestuar një 17-vjeçar, te i cili është gjetur dhe sekuestruar një thikë që dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari është ndaluar për 24 orë, ndërsa rasti po hetohet si “Vrasje”.







