Home > Uncategorized > Kica-Xhelili: Do ta votoj Sejdiun nëse arrihet konsensus brenda grupit parlamentar

Kica-Xhelili: Do ta votoj Sejdiun nëse arrihet konsensus brenda grupit parlamentar

///
Comments are Off

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se në parim do ta mbështesë kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Kica-Xhelili tha se vota e saj do të jetë pro Sejdiut nëse grupi parlamentar i partisë arrin konsensus për kandidatin.

Ajo theksoi se nuk ka arsye për ta kundërshtuar kandidaturën, por vendimin e lidh me qëndrimin e përbashkët të grupit parlamentar.

“Vota ime në parim do të jetë për, nëse dakordohet grupi parlamentar, pasi nuk kam ndonjë arsye të kundërshtoj”, deklaroi Kica-Xhelili.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur brenda LDK-së po zhvillohen diskutime lidhur me marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidaturën e Sejdiut.

Kryesia e LDK-së ka mbështetur marrëveshjen politike me Vetëvendosjen, ndërsa më pas pritet qëndrimi i grupit parlamentar të partisë.

Kica-Xhelili është kështu një tjetër deputete e LDK-së që ka shprehur gatishmëri për ta mbështetur Sejdiun, por duke e kushtëzuar votën me arritjen e konsensusit brenda grupit parlamentar.

Verified by MonsterInsights