Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka publikuar pamje nga shoqërimi i këngëtarit Jozefin Marku në stacionin policor, pas një incidenti të filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale.
Sipas Policisë, pamjet e konfliktit ishin filmuar në afërsi të mbikalimit të Rinasit. Pas publikimit të videos, autoritetet nisën verifikimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Jozefin Marku dyshohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.
Hetimet janë kryer nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.
Rasti i është referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme ligjore.







