Home > Uncategorized > “Jo vetëm katër emra, por edhe historia jonë”, “Liria Ka Emër” kërkon drejtësi para EULEX-it për vendimin e Hagës

“Jo vetëm katër emra, por edhe historia jonë”, “Liria Ka Emër” kërkon drejtësi para EULEX-it për vendimin e Hagës

///
Comments are Off

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka zhvilluar një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Gjatë këtij aksioni u vendos një pankartë me mbishkrimin: “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!”, ndërsa aktivistët kërkuan drejtësi dhe liri për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Në fjalimin para mediave, Flaka Fazlija, vajzë dëshmori, tha se familjet e dëshmorëve nuk mund të heshtin kur, sipas saj, vihet në pikëpyetje historia e luftës së Kosovës.

“Ne nuk kërkojmë hakmarrje. Ne kërkojmë drejtësi”, u shpreh Fazlija, duke shtuar se drejtësia duhet ta marrë parasysh edhe kontekstin historik të luftës së Kosovës.

Ajo theksoi se vendimi që pritet të merret nga Gjykata Speciale në Hagë nuk lidhet vetëm me katër personat që po gjykohen, por edhe me mënyrën se si do të trajtohet historia e luftës së Kosovës.

“Në Hagë nuk janë veç katër emra. Bashkë me ta është edhe historia jonë”, deklaroi Fazlija.

Platforma “Liria Ka Emër” ka bërë të ditur se aktivitetet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa ka paralajmëruar edhe një Marsh për Liri në Prishtinë.

Verified by MonsterInsights