Home > Lajme > Kafe me Albin Kurtin apo Edi Ramën? Vjosa Osmani befason me përgjigjen

Kafe me Albin Kurtin apo Edi Ramën? Vjosa Osmani befason me përgjigjen

///
Comments are Off

Vjosa Osmani ka zgjedhur të mos përcaktohet mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës, kur është pyetur se me cilin prej dy kryeministrave do të preferonte të pinte kafe.

Gjatë një interviste të shkurtër për Euronews Albania, Osmanit iu parashtruan disa pyetje ku duhej të zgjidhte mes dy alternativave. Kur iu kërkua të zgjidhte mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ajo nuk zgjodhi asnjërin prej tyre.

Osmani tha se për kafe do të zgjidhte prindërit e saj, duke iu shmangur kështu përzgjedhjes mes Kurtit dhe Ramës.

Ajo veproi ngjashëm edhe në dy pyetje të tjera. Osmani nuk bëri zgjedhje mes Joe Biden dhe Donald Trump, e as mes këngëtareve Dua Lipa dhe Rita Ora.

Verified by MonsterInsights