Home > Lajme > Kuvendi vazhdon nesër seancën konstituive, në rend dite zgjedhja e nënkryetarëve

Kuvendi vazhdon nesër seancën konstituive, në rend dite zgjedhja e nënkryetarëve

///
Comments are Off

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë të premten, më 11 shtator, punimet e seancës konstituive të Legjislaturës XI.

Sipas njoftimit, vazhdimi i seancës është paraparë të nisë në orën 11:00, ndërsa çështja e mbetur është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Një ditë më parë, deputetët zgjodhën Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit. Ajo mori 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenime, nga 102 deputetë të pranishëm.

Megjithatë, Kuvendi nuk arriti ta përmbyllë procesin e konstituimit për shkak të mungesës së dakordimit për mënyrën e votimit të nënkryetarëve.

Punimet u ndërprenë edhe pas përplasjes lidhur me mënyrën se si deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, e paraqiti propozimin për nënkryetar. Haxhiu e konsideroi deklarimin e tij në kundërshtim me Kushtetutën dhe kërkoi që propozimi të paraqitej sërish.

Tashmë vëmendja është te vazhdimi i seancës dhe nëse deputetët do të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e nënkryetarëve.

Verified by MonsterInsights