Home > Lajme > A do t’i bashkohet VV-ja “Marshit për Liri”? Nagavci tregon qëndrimin e saj

A do t’i bashkohet VV-ja “Marshit për Liri”? Nagavci tregon qëndrimin e saj

///
Comments are Off

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është pyetur nëse partia e saj do të marrë pjesë në “Marshin për Liri”, i paralajmëruar për të shtunën, më 12 shtator, në Prishtinë.

Nagavci tha se nuk mund të flasë në emër të të gjithë deputetëve të LVV-së, por konfirmoi se ajo personalisht do t’i bashkohet marshit.

“Unë do të marr pjesë”, deklaroi Nagavci, ndërsa për pjesëmarrjen e deputetëve të tjerë tha se nuk mund të përgjigjet në emër të tyre.

“Marshi për Liri” organizohet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Ditëve të fundit, pjesëmarrjen në marsh e kanë paralajmëruar përfaqësues politikë, organizata dhe grupe të ndryshme.

Verified by MonsterInsights