Zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës kanë nxitur reagime të reja politike, pas problemeve në procesin për zgjedhjen e nënkryetarëve.
Sipas raportimit të Dukagjinit, përgjegjësia për bllokadën e krijuar i është adresuar kryeministrit Albin Kurti, me mesazhin e drejtpërdrejtë: “Bllokada ka emër: Albin Kurti”.
Reagimi vjen pas përplasjeve mes partive parlamentare rreth votimit të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit.
Kandidati i LVV-së, Ardian Gola, u zgjodh nënkryetar pasi mori 101 vota, përfshirë edhe mbështetjen e deputetëve të PDK-së. Në anën tjetër, kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk mori votat e nevojshme pasi nuk u mbështet nga deputetët e Vetëvendosjes.
PDK-ja më pas lëshoi sallën, ndërsa zhvillimet rreth vazhdimit të votimit shkaktuan reagime edhe nga partitë e tjera.
Procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve vazhdon të jetë në qendër të përplasjeve politike në Kuvend.







