Home > Lajme > Ndërpritet sërish seanca konstituive e Kuvendit, nuk përmbyllet konstituimi

Ndërpritet sërish seanca konstituive e Kuvendit, nuk përmbyllet konstituimi

///
Comments are Off

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë seancën konstituive për zgjedhjen e nënkryetarëve, pasi Partia Demokratike e Kosovës nuk paraqiti kandidat të ri për këtë pozitë.

Para ndërprerjes së seancës, kandidatja e PDK-së për nënkryetare, Vlora Çitaku, nuk arriti t’i siguronte votat e nevojshme. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e mbështetën kandidaturën e saj.

Pas votimit, Grupi Parlamentar i PDK-së lëshoi sallën e Kuvendit, ndërsa sipas Haxhiut, nga kjo parti nuk pati një propozim të ri për kandidat për nënkryetar.

Ndryshe kishte përfunduar votimi për kandidatin e LVV-së. Deputetët e PDK-së e mbështetën Ardian Golën, i cili u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 101 vota për.

Moszgjedhja e nënkryetarëve vazhdon të jetë një prej pikave kryesore të përplasjes mes subjekteve politike në procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Verified by MonsterInsights