Home > Lajme > Tensione në Kuvend, LDK lëshon sallën pas insistimit të Haxhiut për votimin e nënkryetarit të saj

Tensione në Kuvend, LDK lëshon sallën pas insistimit të Haxhiut për votimin e nënkryetarit të saj

///
Comments are Off

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit pas zhvillimeve rreth procesit për zgjedhjen e nënkryetarëve.

Sipas Gazeta Demos, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka insistuar që procesi të vazhdojë me votimin e kandidatit të LDK-së për nënkryetar, ndonëse çështja e kandidatit të PDK-së ende nuk ishte përmbyllur.

Ky veprim ka nxitur reagimin e deputetëve të LDK-së, të cilët më pas janë larguar nga salla.

Zhvillimet vijnë pas dështimit të kandidaturës së Vlora Çitakut nga PDK-ja për nënkryetare. Ajo nuk mori votat e nevojshme, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e mbështetën.

Më herët, Ardian Gola i LVV-së ishte zgjedhur nënkryetar me 101 vota, duke marrë edhe mbështetjen e deputetëve të PDK-së.

Procesi për zgjedhjen e nënkryetarëve vazhdon të shkaktojë përplasje mes partive dhe të pengojë përmbylljen e konstituimit të Kuvendit.

Verified by MonsterInsights